usaid logo usaid logo

Kėshilli gjyqėsor i Kosovės aprovon Doracakun mbi menaxhimin e gjykatave

Ditën e enjte, më 22 prill, Këshilli tranzicional gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e 24-të të rradhës, i cili ka marrur në shqyrtim Doracakun mbi menaxhimin e gjykatës dhe procedurat standarte të operimit, të përpiluar falë bashkëpunimit të Programit për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë dhe Gjykatave model.

Drejtori i Programit për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë Mike Sheppard prezantoj Doracakun dhe përmbajtjen e tij, pas fjalës hyrëse të gjykatësit Enver Peci. Ky Doracak, prodhim i punës prej më shumë se dy vite i dhjetë gjykatave që janë përzgjedhur së bashku me KGjK-në për të qenë pjesë e Programit të gjykatave model, është burimi i parë për administrimin e gjykatës që është zhvilluar nga gjyqtarët dhe stafi administrativ kosovar për përdorim në gjykatat e Kosovës. Doracaku do të ndihmojë punonjësit e tanishëm që të përmirësojnë punën e tyre ditore dhe do të ju ndihmojë punonjësve të ardhshëm të kuptojnë rregullat që formësojnë punën e tyre ditore.

Doracaku është rezultat i mbi dy viteve të punës intenzive për të testuar dhe rafinuar reformat në administrimin e gjykatave me qëllim përmirësimin e mëtejmë të efikasitetit dhe transparencës në gjykatat e Kosovës. Reformat janë pilotuar nga Iniciativa e gjykatave model, i cili është duke u implementuar me koordinim të ngushtë të Konzorciumit të Gjykatave Model, Këshillit gjyqësor të Kosovës dhe Programit për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë të USAID-it.

Doracaku detajizon procedurat standarte të operimit hap-pas-hapi që do të ndihmojnë në optimizimin e funksionalizimit të gjykatave. Gjyqtari Peci, anëtar i Konzorciumit të gjykatave model deri para emërimit të tij në Gjykatën supreme e vlerësoi Doracakun si një burim të thuktë që detajizon strukturën dhe infrastrukturën e gjykatës, skemën e burimeve njerëzore dhe menaxhimit financiar, procedurat standarte operative dhe administrative, si dhe protokolet për komunikim dhe informim të publikut. Aprovimi i këtij Doracaku do t’i mundësoj KGjK-së të arrijë qëllimet dhe objektivat e Planit të vet strategjik 2007 – 2012.

Prokurorja speciale Sevdije Morina komentoi se një dokument i ngjajshëm do të ishte përfitues për operimin e Zyrës së prokuroroit publik.

Anëtarët e KGjK-së unanimisht aprovuan Doracakun mbi menaxhimin e gjykatës dhe procedurat standarte të operimit dhe kërkuan nga Sekretariati i Këshillit të inicojë implementimin e Doracakut nga Kryetarët e të gjitha gjykatave.