Programi i USAID pėr Mbėshtetjen e Drejtėsisė dhe EULEX tė bashkuar nė qasjen ndaj reformave nė pėrmbarimin civil
Më 27 prill 2010, USAID/Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë (KSJP) mirëpriti një grup të gjyqtarëve nga fusha civile të EULEX-it dhe zyrtarë ligjor në një trajnim një ditor dhe orientim mbi procedurat përmbarimore në Kosovë. Orientimi ishte një mundësi për diskutimi si për programin e mbështetur nga USAID ashtu edhe për EULEX-in në hulumtimin e zgjidhjeve për përparimin e synimeve të tyre të përbashkëta në mbështetje të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe në përmirësimin e profesionalizmit, efikasitetit dhe transparencës së sistemit.
USAID dhe EULEX njohin rëndësinë e përmbarimit si faza e fundit e një procedurë gjyqësore. Pa përmbarim efektiv të detyrimeve, gjykimet nuk kanë vlerë më të lartë sesa një letër e shkruar, dhe kësisoj nuk mund të ketë drejtësi për palët e përfshira.
Programi i USAID për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës, po kontribuon në zhvillimin e përmbarimeve civile përmes krijimin dhe shpërndarjes së Doracakut mbi Zbatimin Praktik të Procedurave Përmbarimore në Kosovë si dhe përmes sponsorimit të trajnimeve të shumë-anshme profesionale dhe ndërtimit të shkathtësive të zyrtarëve përmbarimorë të mbajtura në vitin 2009 dhe 2010 në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Projektin e financuar nga Holanda për Zbatimin e Reformave. EULEX-i, përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit, mëton të sigurojë se gjykatat zbatojnë ligjin procedural dhe substantive me profesionalizëm dhe në atë mënyrë e cila zgjeron qasjen dhe efikasitetin për palët.
Tryeza e diskutimi ofroi një mundësi diskutimi për ndryshimet kyçe me të cilat ballafaqohen gjyqtarët dhe referentët gjatë shqyrtimit të kërkesave përmbarimore, identifikimit të aseteve, zbatimit të masave përmbarimore dhe gjykimit të shpejtë dhe të duhur të mjeteve juridike. Poashtu u diskutuan çështje të veçanta që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, përfshirë dëbimin, marrjen e pronës së paluajtshme dhe çështje që lidhen me privatizimin. U ndanë për diskutim dhe u përdorën mjete mostër për procedim më profesional dhe më efikas të lëndëve përmbarimore në nivelin e gjykatës komunale, përfshirë formularë dhe lista kontrolluese të nxjerra nga Doracaku mbi Zbatimin Praktik të Procedurave Përmbarimore në Kosovë.
Programi trajnues u prezantua nga Zj. Violaine Autheman, USAID/KJSP, Koordinatore për Gjykatat Modele dhe redaktore e Doracakut. I nxjerrë në Janar 2008, Doracaku është produkt i një grupi të profesionistëve në sektorin e drejtësisë në Kosovë të cilat kanë përvojë të gjerë në procedurat përmbarimore. Doracaku është burimi i parë mbi procedurat përmbarimore në Kosovë I zhvilluar nga profesionistët Kosovarë dhe është baza për të gjitha programet trajnuese dhe arsimuese mbi temën e përmbarimit civil në Kosovë.