Bashkėpunimi nė mes tė PTK-sė dhe gjykatave; Njė vit mė vonė gjykata komunale nė Gjilan zgjidh lėndėt e prapambetura pėrmbarimore me sukses
I themeluar nga USAID – Projekti për Mbështetjen e Drejtësisë dhe paraardhësi i tij Aktiviteti për Reforma në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, në mënyre aktive i kanë mbështetur gjykatat komunale në gjithë Kosovën që të zvogëlojnë numrin e lëndëve të vjetra përmbarimore. Pasi që PTK ishte identifikuar si përdoruesi më i madh në procesin e lëndëve përmbarimore civile, projekti ka koordinuar diskutime konstruktive në mes të PTK-së dhe gjykatave.
Në fillim të vitit 2007, PTK ka paraqitë një strategji të re nën të cilën strategji ka lidhe një Memorandum Mirëkuptimi me shtatë gjykatat më të mëdha komunale, njëra nder to ishte Gjykata Komunale në Gjilan. Memorandumi i Mirëkuptimit ka paraqitur përkushtimin e të dy palëve. Nder të tjera, palët janë pajtuar që të bëhet një vlerësim i ngarkesës me lëndë të vjetra që të identifikohen mospërputhjet në numrin e lëndëve të pakryera dhe të kryera në mes të regjistrave të PTK dhe regjistrave të gjykatës. Po ashtu është rënë dakord të ndërmerren aktivitete të përbashkëta në terren në mënyrë që t’i përdorin sa më mirë resurset dhe autoritetin e tyre.
Kjo iniciative fitojë qëndrueshmëri të re në shtator të vitit 2007 në Gjilan. Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë (më tutje KJSP) ka ndihmuar tre takime që janë kurorëzuar më marrëveshjen në mes të gjykatës dhe PTK-se që të kryhen 772 lëndë të vjetra, të pranuara në gjykatë në mes të viteve 2000-2003. Këto lëndë përbenin mbi një të katërtën e numrit total të ngarkesës me lëndë të pakryera përmbarimore civile në Gjilan, dhe gjysmën e lëndëve përmbarimore civile që kanë pritur të kryhen për më shumë se 24 muaj. Për 107 lëndët e mbetura që janë paraqitur në gjykatë në periudhën e njëjte kohore, gjykata ka rënë dakord me i proceduar me prioritet, dhe gjykata ka raportuar që është dale në terren dhe është bërë sekuestrimi i një makinë në mënyre që të sigurohet kthimi i borxhit ndaj PTK-së.
Si PTK ashtu edhe Gjykata Komunale në Gjilan janë shprehur të kënaqur për bashkëpunimin e ri të krijuar mes tyre. Një referenti është shprehur kështu: “ne nuk kishim ide se kthimi i borxhit do to ishte aq i lehte kur punuam se bashku në këto lëndë, e po ashtu edhe në lëndët më të vjetra.”