Lansohet Udhėzuesi pėr prokurori Procedura administrative si dhe Kodi i mirėsjelljes pėr stafin e prokurorive
Të premten, më 21 maj 2010, Programi i USAID për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë (KJSP), në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës lansuan Udhëzuesin për prokurori – Procedura administrative si dhe Kodi i mirësjelljes për stafin e prokurorive. Lansimi i Udhëzuesit për prokuroritë si dhe i Kodit të mirësjelljes për stafin e vet janë në vazhdën e synimeve të programit për të ndihmuar në themelimin e sistemeve të nevojshme për të mbështetur shërbimet efektive, efikase dhe profesionale të prokurorive.
Kjo ngjarje u përcoll nga më se 75 pjesëmarrës që përfaqësonin organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë EULEX-in, KPGJP, ABA ROLI, OSBE, UNMIK, Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, zyrat prokuroriale, gjyqtarë, policë dhe përfaqësues nga MD. Në këtë ngjarje folën Ministri i drejtësisë z. Demolli, Kryeprokurori i Shtetit z. Kabashi, DD i SHBA-së Kimberly Mooore, si dhe U.D. Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk.
Të gjithë folësit pranuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe falënderuan USAID-in për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme. Krijimi i Udhëzuesit ishte iniciuar na Grupi punues për sistemin e menaxhimit informatik të lëndëve (SMIL), i cili është themeluar për të mbikëqyrur zbatimin e SMIL. GP përbëhej nga prokurorë, administratorë, përfaqësues nga MD (departamenti TI dhe i statistikave), KGJK si dhe nga stafi i KJSP.
Përderisa GP fillimisht ishte krijuar për të mbikëqyrur zbatimin e SMIL në zyrat prokuroriale, më pas ky vendosi se ishte i nevojshëm krijimi i një Udhëzuesi administrativ që do të integronte SMIL-in me rrjedhën manuale të procedurave të punës si dhe me praktikat e menaxhimit të lëndëve në mënyrë elektronike. Kontribut në Udhëzues kanë dhënë DD i SHBA-së, OPDAT si dhe EULEX-i në Gjilan. Udhëzuesi është i detyrueshëm dhe brenda një viti do të zbatohet në tërësi në të gjithat prokuroritë në mbarë Kosovën.
Për të ruajtur nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe integritetit në zyrat prokuroriale, stafi do të udhëhiqet nga Kodi i ri i mirësjelljes – i dizajnuar që të ndërtojë besueshmëri dhe respekt më të madh tek publiku – dhe jo vetëm për zyrat prokuroriale të Kosovës, por për mbarë sistemin e drejtësisë. Kodi i mirësjelljes është rezultat i punës së përbashkët të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Komisioneve për etikë të shoqatës së prokurorëve publik të Kosovës si dhe stafit të KJSP.