usaid logo usaid logo

Gjykatat model nėnshkruajnė Memorandumin e mirėkuptimit me Departamentet pėr arsim tė Komunave

Nga 17 deri me 24 Maj 2010, Programi për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it ka ndihmuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Gjykatave Model të Gjakovës, Gjilanit dhe Kamenicës dhe Departamentet e Arsimit në komunat e tyre. Memorandumi ka paraparë strukturën e zhvillimit, shpërndarjen dhe institucionalizimin e pilot programit për të inkurajuar vetëdijesimin dhe interesimin e fëmijëve për sundim të ligjit. Një memorandum i njëjte po ashtu është nënshkruar në mes të Gjykatës Komunale në Prizren dhe Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Gjykata Modele dhe Departamentet për  Arsimit të Komunave kanë zgjeshur gjithsej 13 shkolla pjesëmarrëse. Gjithsej1635 nxënës nga 64 klasa të dyta, përfshire një klase turke dhe 6 klasa serbe do të marrin librat për ngjyrosje të dizajnuara për t’i informuat ata për punën e gjyqtarëve, dhe ligjit në Kosovë, po ashtu të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve. Seria e librave për ngjyrosje “Të mësojmë për drejtësinë” është iniciative e kampanjës se Gjykatave Model Drejtësia në Lëvizje dizajnuar të ndihmojë fëmijët të kuptojnë parimet bazë të qeverisjes, sidomos të sistemit gjyqësor.

Librat për ngjyrosje—Të Mësojnë për Ligjin, Të Mësojmë për Gjyqtarët dhe Të Mësojmë për Përgjegjësitë—janë adoptuar nga librat për ngjyrosje të SHBA-së nga Programi për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it dhe me ilustrime të Znjsh. Kaltrina Aliaj, fituese e garës, e hapur për student të Fakultetit të Artit të Prishtinës.

Në takimet orientuese në secilën komune, mësuesit e entuziazmuar kanë aprovuar iniciativën dhe kanë premtuar të ofrojnë komentet e tyre për fazën e parë të pilot projektit për të filluar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me shpërndarjen e librit për ngjyrosje të Mësojmë për Ligjin tek 1635 nxënës. Librat për ngjyrosje do të shpërndahen se bashku me ngjyrat dhuratë nga më shumë se 500 qytetar amerikan dhe evropian, mbështetës të kësaj iniciative. Në bazë të komenteve dhe rekomandimeve të mësuesve Programi për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it do të përmirësojë kurrikulumin e programit dhe udhëzuesit për mësues para fillimit të shpërndarjes se librave për ngjyrosje në të gjitha komunat ku gjenden Gjykatat Model për vitin shkollor 2010-2011.

Programi do të mundësojë krijimin e lidhjeve në mes gjykatave dhe shkollave për aktivitet e vetëdijesimit dhe informim në të ardhmen.