usaid logo usaid logo

Konsorciumi i Gjykatave Model rishikon tė arriturat e Planit Strategjik tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės 2007-2012

Konsorciumi i Gjykatave Model ka mbajtur takimin e katërmbëdhjetë, të martën me 25 Maj 2010 në Prishtinë. Drejtori i Programit për Qeverisje dhe Demokraci të Kosovës, Dr. José Garzon, lavdëroi Konsorciumin e Gjykatave Model në kontributin e tyre për gjyqësorin e Kosovës që nga fillimi i projektit në vitin 2007 dhe punën e tyre të palodhur duke testuar dhe adoptuar praktikat me të mira në administratën gjyqësore dhe që të përmirësohet efikasiteti, transparenca dhe qasja në gjykatë për qytetarët e Kosovës.

Takimi ofroi mundësi që të reflektohet në të arriturat e përbashkëta të Gjykatave Model në përmbushjen e qëllimeve të parapara në Planin Strategjik të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitet 2007-2010 për gjyqësorin e Kosovës. Me procesin e riemërimit dhe nevojës për udhëheqësi në gjyqësor, reformat e zhvilluara dhe të zbatuara nga Gjykatat Model do të ndihmojnë në vazhdimin e progresit kundrejt organizimit me të mirë të gjykatave, personel me të mirë dhe të trajnuar në gjykata dhe shërbime qe i plotësojnë standardet e qasjes dhe një pune të shkëlqyer.  

Programi për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it ka prezantuar të arriturat dhe ngecjet nën Planin Strategjik dhe ka ftuar Gjykatat Model të paraqesin rekomandimet dhe propozimet e tyre si për vazhdimin e progresit dhe prioritetet për të ardhmen deri me 25 qershor. Rekomandimet e Konsorciumit të Gjykatave Model do të parashtrohen para Këshillit Gjyqësor të Kosovës për shqyrtim. Administratori i Gjykatës Ekonomike Murat Paçarada theksoi se përmes Programi të Gjykatave Model janë zbatuar shumë reforma, por si e arritur me e rëndësishme është ndryshimi psikologjik tek gjyqtarët dhe stafi i gjykatës. Kryetari i Gjykatës Komunale të Ferizajt Rifat Abdullahu ka inkurajuar për veprime më të mëdha jo vetëm ne planifikim por edhe në të arritura.

Aktivitet që kanë kontribuar në arritjen e qëllimeve nën Planin Strategjik përfshinë:

  • Zhvillimi i Doracakut për Menaxhimin e Gjykatës—Doracaku është produkt i dy viteve pune të Gjykatave Model për një ristrukturim të administratës dhe mbështetje të veprimtarisë se gjykatës. Doracaku është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,  me 22 Prill 2010 dhe tani është i zbatueshëm në të gjitha gjykatat e Kosovës.
  • Zhvillimi i kodit të mirësjelljes për personelin e gjykatave—kodi do të miratohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në qershor.
  • Krijimi i ueb faqes se gjykatave-ueb faqja e Gjykatave Modele, përgatitur me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Drejtësisë do të lansohet në Qershor.

Në mbyllje të takimit, Konsorciumi ka diskutuar lansimin e librit për ngjyrosje Të Mësojmë për Ligjin me një qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, se bashku me inaugurimin e gjykatës modele të rinovuar, Gjykatës Komunale në Prizren.