usaid logo usaid logo

Ambasadori i SH.B.A-sė Dell inauguron gjykatėn model tė rinovuar tė Prizrenit

Më 1 qershor 2010, Ambasadori i SH.B.A-ve Kristofer Dell, Kryetarja e Gjykatës Komunale të Prizrenit Besa Krajku, Kryetari i Gjykatës së Qarkut Ymer Hoxha si dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci në praninë  e 150 mysafirëve inauguruan ndërtesën e rinovuar të gjykatës së Prizrenit, pjesëtare e Programit të Gjykatave Modele të financuar nga USAID-i.

Përmes Programit të Gjykatave Modele, gjykata komunale e Prizrenit ka miratuar dhe zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare të administrimit të gjykatës dhe të menaxhimit të lëndëve. Ky investim i ndarë nga USAID-i për të rinovuar ndërtesat e gjykatave pjesëmarrëse në Programin e Gjykatave Model është dizajnuar asisoj që të ri-organizojë hapësirën në një gjykatë modernë dhe funksionale e cila mund të ofrojë shërbime më efikase dhe më transparente. Ndërtesa e rinovuar e gjykatës pasqyron standarde të larta të transparencës, profesionalizmit dhe efikasitetit.

Znj. Krajku ceku se renovimet do t’i ndihmojnë stafit të gjykatës që të “zbatojnë deklaratën e misionit të gjykatës që është “zbatimi i ligjit dhe shërbimi i qytetarëve në mënyrë të drejtë, të ndershme, efikase dhe të dinjitetshme, mbrojtja e të drejtave dhe lirive, si dhe sigurimi i qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët.” Znj. Krajku ceku poashtu se renovimi do t’i mundësojë gjykatës që të ofrojë qasje më të mirë të publikut e cila përfundimisht do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të gjykatës para qytetarëve.

Ambasadori Dell u zotua për mbështetjen e vazhdueshme të SH.B.A-ve ndaj programeve për forcimin e “qasjes, respektimit të drejtësisë dhe kërkesës për drejtësi”, por poashtu u bëri thirrje institucioneve kosovare që të marrin iniciativën dhe të udhëheqin procesin e reformimit. Ai përgëzoi kryetarët e gjykatës komunale dhe asaj të qarkut për ndërtesat e rinovuara, ndërtesa të cilat tani pasqyrojnë dinjitetin e institucionit gjyqësor. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci shtoi se përmes këtij projekti është hedhur një hap para në drejtim të reformimit të sistemit që ky të bëhet “më efikas, transparent dhe më llogaridhënës.”

Duke lavdëruar gjykatat për kontributin e tyre në progresin sipas Planit Strategjik të KGJK për 2007-2012, gjyqtari Peci përmendi se ndryshimet jo vetëm që po ndikojnë në proceset e punës por poashtu po kontribuojnë në përmirësimin e perceptimit nga qytetarët. Kryetari i gjykatës së qarkut, z. Hoxha dha fjalimin dhe garancinë përmbyllëse se gjykata akoma do të vazhdojë punën në mënyrën më të zellshme që të përmbushin misionin e tyre në mbrojtje të drejtave të qytetarëve në atë mënyrë që do e drejtojë Kosovë tek e ardhmja e saj evropiane”. Ai u zotua se me pesë sallat e reja të gjykimeve gjyqtarët nuk do të zhvillojnë më gjykimet në zyrat e tyre.

Shiriti i inaugurimit u pre nga Ambasadori Dell, z. Peci si dhe nga kryetarët e gjykatës komunale dhe asaj të qarkut në prani të më shumë se 80 punonjësve të gjykatës dhe mysafirëve të tyre që përfshinin një numër të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zëvendës Ministri i Drejtësisë, kryetari i komunës së Prizrenit, komandantin rajonal të KFOR-it, anëtarë të Konsorciumit të Gjykatave Model si dhe kryetarë të gjykatave nga mbarë Kosova.

Gazmend Mejzini, ndërlidhësi i Gjykatave Model nga Programi për Mbështetje të Drejtësisë në Kosovë i dorëzoi kryetares së gjykatës komunale Besa Krajku Certifikatën e Gjykatave Model në mirënjohje për mbështetjen e vazhduar të Ekipit për Përmirësimin e Gjykatave të gjykatës komunale të Prizrenit. Z. Mejzini poashtu i dorëzoi kryetarit të gjykatës së qarkut Certifikatën e Gjykatës në Partneritet duke e falënderuar për gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë si partner dhe për prezantimin e përmirësimeve të gjykatat model edhe në gjykatat e tyre.

USAID ka punuar në Kosovë që nga konflikti i vitit 1999 duke mbështetur themelimin e sundimit të ligjit dhe duke mundësuar rritjen e qëndrueshme ekonomike. Renovimi i 10 gjykatave është një investim kapital 3 milion dollarësh për përmirësim që i bashkohet ndihmës teknike afatgjate dhe trajnimeve për sendërtimin e një sistemi gjyqësor që është efektiv, transparent dhe llogaridhënës. Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë zbatohet në bazë të kontratës me Qendrën Kombëtarë për Gjykata Shtetërore.