usaid logo usaid logo

Ambasadori Kristofer Dell shpėrndau Librat pėr ngjyrosje Tė Mėsojnė pėr Ligjin nė Ditėn e Fėmijėve nė Prizren

Më një qershor, për nder të Ditës së Fëmijëve, Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë të USAID-it lansoi serinë e librave për ngjyrosje “Të Mësojmë për Drejtësinë”, iniciativë e kampanjës Drejtësia në Lëvizje, në bashkëpunim me Gjykatat Model të Gjakovës, Gjilanit, Kamenicës dhe Prizrenit. Seria e librave për ngjyrosje “Të mësojmë për Drejtësinë” është iniciativë e kampanjës se Gjykatave Model Drejtësia në Lëvizje dizajnuar të ndihmojë fëmijët të kuptojnë parimet bazë të qeverisjes, sidomos të sistemit gjyqësor. Librat për ngjyrosje—Të Mësojnë për Ligjin, Të Mësojmë për Gjyqtarët dhe Të Mësojmë për Përgjegjësitë—janë adoptuar nga librat për ngjyrosje të SHBA-së nga Programi për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it dhe me ilustrime të Znjsh. Kaltrina Aliaj, fituese e garës, e hapur për student të Fakultetit të Artit të Prishtinës. 

Ambasadori i SHBA-se Dell se bashku me Kryetaren e Gjykatës Komunale në Prizren Besa Krajku dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci vizituan nxënësit e klasave të dyta të Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prizren. Nxënësit e përshëndeten Ambasadorin Dell duke valëvitur në duar flamuj të Kosovës dhe Amerikës. Drejtoresha e shkollës Nazrije Alihafezi i uroi mirëseardhje ambasadorit Dell duke theksuar se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe vetëm përmes edukimit ata do të bëhen qytetar të përgjegjshëm dhe aktiv. Ambasadori Dell u uroi nxënësve Ditën e Fëmijëve dhe ndau certifikate mirënjohje për Drejtoreshën Alihafezi për bashkëpunimin e saj në iniciativën e librave për ngjyrosje dhe po ashtu për Znjsh. Kaltrina Aliaj për ilustrimet e librit.


 
Delegacioni shpërndau 150 libra për ngjyrosej Të Mësojmë për Ligjin nxënësve të klasave të dyta në katër klasa me nxënës shqiptar dhe një klase turke. Në njërën nga klasat Ambasadori Dell u tha nxënësve se përmes këtyre librave ata do të fillojnë të mësojnë për të drejtat e tyre dhe si gjykata i mbron ata përderisa kënaqen duke i ngjyrose këto libra. Librat u shpërndan se bashku me ngjyrat dhuruar nga më shumë se 500 qytetar të Amerikës dhe Evropës, të cilët kanë kontribuar për kutitë me ngjyra në mbështetje të iniciativës së librave për ngjyrosje. Në total, më shumë 6,000 kuti me ngjyra janë dhuruar një persona privat në mbështetje të iniciativës “Të Mësojmë për Drejtësinë”.