usaid logo usaid logo

Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės miratoi Kodin e ri tė mirėsjelljes pėr stafin e administratės gjyqėsore

“Më 18 qershor 2010, Këshilli Gjyqësor i Kosovës(KGJK) miratoi njëzëri Kodin e ri të Mirësjelljes për stafin e administratës gjyqësore. Kodi i Mirësjelljes është hartuar nga një grup punues i përbërë nga mbarë sektori i drejtësisë në Kosovë. Grupi punues ishte krijuar si përgjigje ndaj një rekomandimi nga konsorciumi i gjykatave model në kuadër të Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë.

Kodi mbulon sjelljen etike që kërkohet nga punonjësit e gjykatave si dhe nga punonjësit e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Para miratimit të këtij Kodi, stafi jo gjyqësor i gjykatave mbulohej vetëm nga Kodi i Mirësjelljes për Shërbyesit Civilë në Kosovë. Kodi i ri përfshin një numër dispozitash që adresojnë çështje etike të cilat janë specifike për punonjësit e gjykatës si për shembull ndalesa ndaj ofrimit të këshillave juridike, ndalesa ndaj animit në një lëndë apo ndalesa ndaj rekomandimit të profesionistëve ligjorë.

Kodi i ri i Mirësjelljes poashtu përfshin një komentar për ofrimin e udhëzimeve gjatë zbatimit të dispozitave specifike. Ky do të hyjë në fuqi 30 ditë pas miratimit dhe Programi për Mbështetjen e Drejtësisë do të ndihmojë KGJK-në në dizajnimin e planeve të trajnimit për Kodin e ri të Mirësjelljes.