Pranim-dorėzimi i ndėrtesave tė renovuara tė gjykatave
Më 10 qershor 2010, Ushtruesi i detyres së Shefit të zyrës së KJSP, Bob Wily dhe U.D së Drejtorit të SKGJK-së, Vahid Limani, nënshkruan Memorandumin e pranim- dorëzimit të ndërtesave të renovauara të Gjykatës së qarkut dhe Gjykatës komunale në Pejë, Gjykatës komunale dhe Gjykatës për kundërvatje në Skënderaj dhe Gjykatës Ekonomike në Prishtinë. Këto gjykata janë rinovuar si pjesë e Progrmait të gjykatave model të Kosovës përmes Programit për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë të USAID-it.
Gjykata Model janë përzgjedhur në dhjetor të vitit 2007 dhe prill 2009 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për qëllim të testimit të reformave në administrimin e gjykatave për ngritjen e transparencës, efikasitetit dhe mundësimit të qasjes së të gjithëve në gjykata në baze të kornizës aktuale ligjore.
Gjykatat në fjalë të renovuara sigurojne qasje më të mirë të publikut, transparencë dhe riorganzim të punës së Administratës gjyqësore.