Programi pėr Mbėshtetjen e Drejtėsisė kontribuon nė reformat e sistemit pėrmbarimor
Në shkurt të vitit 2010, Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë të USAID-t , Instituti Gjyqësor i Kosovës, dhe Programi Holandës për Reformimin e Përmbarimit në Ballkan kanë filluar programin për trajnime prej nëntë modulesh për referentët përmbarues të gjykatave të Kosovës. Programi i trajnimit ka për qellim zhvillimin e aftësive profesionale të referentëve përmbarues në mënyre që të përmirësohet efikasiteti në kryerjen e funksioneve të tyre. Me 23 qershor 2010, trajnuesit kanë mbajtur sesionin e dytë të modulit të gjashte lidhur me veprimet përmbarimore në pasuritë e paluajtshme. Programi i trajnimit do të vazhdojë në shtator.
Zbatimi efektiv i vendimeve të gjykatës ka rendësi kritike për gjyqësorin e Kosovës. Rritja e numrit të kërkesave të pakryera për përmbarim janë të kritikuara nga vëzhguesit vendor dhe ata ndërkombëtar. Përmes programit të trajnimit, referentët përmbarues, kanë fituar njohuri të thella të çështjeve administrative dhe ligjore që e rregullojnë procedurën përmbaruese, konceptin e menaxhimit të ngarkesës me lëndë, kërkesat në shkrimin ligjor dhe një varg veprimesh përmbarimore në pasuritë monetare, të luajtshme dhe të paluajtshme.
Programi i trajnimit është një shembull i bashkëpunimit konstruktiv në mes të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe dy projekteve të financuara nga donatorët. Programi për Mbështetjen e Drejtësisë dhe dy bashkë-sponsorët e programit kanë bashkuar forcat për të ofruar një program të kualitetit të lartë duke përdorë metoda moderne të pedagogjisë së të rriturve. Numri i lartë i të pranishmëve dhe pjesëmarrja aktive është shënuar në të gjitha sesionet e trajnimit.
Të dy trajnuesit—Z. Isa Shala, më parë referent përmbarues në Gjykatën Komunale në Skenderaj dhe Z. Shasivar Hoti, nga Gjykata Komunale në Lipjan—me sukses kanë udhëhequr diskutimet në grupe dhe kanë krijuar një forum për zhvillim e lidhjeve profesional, bazament i themelimit të Shoqatës Profesionale të Referentëve Përmbarues në mbarim të programit. Deri tani programi ka kontribuar në përafërsisht 400 dite trajnime për ngritjen profesionale të referentëve përmbarues në Kosovë.