Mbėshtetja Odės sė Avokateve tė Kosovės (OAK) pėr tė promovuar ekselencėn juridike te anėtareve te saj
PJK do të mbështet Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) për të fuqizuar dhe përmirësuar sistemin e saj të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor te Obligueshëm (AVLO). Programi po ashtu do të mbështet OAK për të identifikuar mangësitë dhe për të përmirësuar sistemin ekzistues disiplinor sa i përket profesionalizimit, efikasitetit dhe transparencës. Gjithashtu OAK do të mbështetet në ofrimin e shërbime efektive për anëtarësinë jo vetëm në nivelin qendror por edhe në nivelin lokal. Përfundimisht, Programi do të mbështet një bashkëpunim më të fuqishëm në mes të gjykatësve, avokatëve dhe prokurorëve në identifikimin e problemeve, zgjidhjeve dhe mekanizmave për ti adresuar ato.