usaid logo usaid logo

NCSC dhe OAK e shėnojnė ditėn ndėrkombėtare tė grave me njė garė ese

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me mbështetjen e Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) organizoi një ngjarje për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2012. Ngjarja u organizua në Hotel Victory në Prishtinë, Kosovë. Pjesëmarrësit në këtë rast ishin gratë avokate nga OAK. Gjithashtu u organizua një garë ese me pjesëmarrjen e studenteve nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Tema e esesë ishte "Roli i grave në shoqërinë kosovare". Mirënjohja është dhënë për vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Kjo përfshinte një çmim monetar, certifikatë dhe NCSC flash drive.
Foto 1. Shefi NCSC i Partisë Harold D. Dampier, Jr, Znj. Nushe Mekaj (djathtas) dhe Znj. Shpresa Rama (majtas) gjatë ceremonisë.
Zëvendës Presidentja e OAK znj. Nushe Mekaj, e hapi ceremoninë duke folur në lidhje me historinë e 8 Marsit, dhe rolin e gruas në drejtësi. Ajo gjithashtu foli për sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në Kosovë. Kryetarja e Komitetit për çështje gjinore dhe të minoriteteve Znj. Shpresa Rama foli për rolin e gruas në familje.
Gjatë fjalës së tij shefi i zyrës të NCSC z. Harold D. Dampier, Jr foli për rolin e gruas si një shtyllë kryesore e familjes dhe shoqërisë, duke theksuar se "dita e gruas është një përkujtim për rolin e rëndësishëm që gratë e luajnë në luftën kundër padrejtësive në shoqëri". Z. Dampier lexoi gjithashtu disa fragmente nga esetë e shpërblyera. Këto ese do të publikohen në buletinin e ardhshëm të OAK-së.

Foto 2. Shefi i zyrës të NCSC Harold D. Dampier, Jr me fituesit garës të eseve: Vendi i 1re Znj. Lyra Ahmeti (majtas), Vendi i 2të Znj. Edona Morina (në qendër), Vendi i 3të znj. Besa Rexhepi (djathtas)

Prishtinë, 8 mars, 2012