Kosovė, shkurt 2012: Njihuni me Ekipin e NCSC
Më 7 shkurt, 2012, NCSC hapi zyrën e re në Prishtinë, Kosovë, për zbatimin e Programit për Juristët në Kosovë (PJK), një marrëveshje bashkëpunimi tre-vjeçare me USAID-in. Nën udhëheqjen e Harold D. Dampier, Jr, programi do të nxisë përsosmërinë ligjore në mesin e juristëve të tanishëm dhe të ardhshëm në Kosovë, duke punuar në partneritet të ngushtë me fakultetet juridike të Universitetit, Odën e Avokatëve, si dhe të tjerë aktorë kryesorë të sektorit të drejtësisë.
Harold D. Dampier, Jr,Shef i Zyrës - Zt. Dampier është një avokat me përvojë, menaxher, këshilltar juridik dhe edukator me përvojë profesionale në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete tjera. Para se të punojë ndërkombëtarisht, z Dampier ka punuar për 15 vjet si avokat gjyqi dhe menaxher i një zyre avokatie në Houston, Texas. Kohet e fundit, z Dampier ka punuar si shef i Seksionit të Sistemit të Monitorimit Ligjor të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Ai ka shërbyer më parë me OSBE-në si këshilltar special në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Z. Dampier ka punuar më parë me USAID-in në Shqipëri, në mbështetjen e profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve përmes trajnimit praktik. Z. Dampier ka shërbyer edhe si Menaxher i Programit i portofolit të sundimit të së drejtës të Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve në Afrikën Sub-Sahariane.

Nga e majta në të djathtë, ekipi i NCSC-Kosovë: Petrit Skenderi, Florije Manaj-Zogaj, Harold D.Dampier, Jr, Violaine Autheman dhe Mustafa Komoni. |
Petrit Skenderi, Këshilltar i Lartë Juridik - Zt. Skenderi është një këshilltar i lartë juridik me më shumë se dhjetë vjet përvojë pune në sundimin e të së drejtës dhe zhvillimin e profesionit juridik në Kosovë. Para se të bashkohej me NCSC-në, z. Skenderi ka menaxhuar Projektin e UNDP-së për ngritjen e kapaciteteve institucionale që nga Janari 2009, duke siguruar asistencë teknike dhe koordinimin e projekteve për forcimin e Odës së Avokatëve dhe fakulteteve juridike në Kosovë. Më parë, zoti Skenderi ka punuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë në Departamentin e të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit. Ai ka përvojë të gjerë me arsim të lartë juridik, arsimim të vazhdueshëm ligjor, si dhe shoqata profesionale.
Për më shumë informacion mbi Programin e PJK, vizitoni faqet tona në www.ncscinternational.org dhe www.justice-ks.org.