Oda e Avokatėve tė Kosovės dhe Programi pėr Juristėt nė Kosovė identifikojnė prioritetet kryesore
Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) i kryesuar nga Kryetari i OAK z. Ibrahim Dobruna u takua me përfaqësuesit e Programit e USAID-it për Juristët në Kosovë (PJK) duke përfshirë edhe Shefin e Zyrës të NCSC, z. Harold D. Dampier, Jr.
Z. Ibrahim Dobruna Kryetari i OAK (djathtas)dhe Harold D. Dampier, Jr Shefi i Zyrës NCSC (majtas))
Qëllimi i takimit ishte identifikimi i nevojave të menjëhershme të Odës së Avokatëve të Kosovës, ngritja e kapaciteteve të komiteteve të OAK-së dhe rishikimi i shkallës së zbatimit të planit strategjik të OAK. Shefi i Zyrës së NSCS, Harold D. Dampier, Jr tha: "Është një kënaqësi për të punuar me Odën e Avokatëve të Kosovës, sepse avokatët janë në vijën e frontit të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe promovimit të sundimit të së drejtës."
Si rezultat i takimit PJK u dakordua që të organizoj një takim të kryesuesve të gjitha komiteteve të OAK-së për të diskutuar planin e punës dhe buxhetin për vitin 2012-13. OAK dhe PJK gjithashtu ranë dakord të takohen çdo javë që të vazhdojnë punën në drejtim të promovimit të përsosmërisë juridike në mesin e anëtarëve të OAK.
Ekipet e OAK dhe PJK gjatë punës së përbashkët në identifikimin e prioriteteve kryesore
Programi për Juristët në Kosovë (PJK) implementohet në partneritet nga USAID-i dhe Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC).