usaid logo usaid logo

Gjykatėsit dhe Avokatėt zgjedhin problemet gjatė takimit tė pėrbashkėt


Më 16 maj 2012 Programi i USAID-it për Juristët në Kosovë (PJK) organizoi takimin e parë të përbashkët në mes të gjykatësve dhe avokatëve (Bench-Bar) në Gjilan. Prezent ishin gjykatësit dhe avokatët të cilët janë të specializuar në çështje penale dhe përfaqësuesit e NCSC duke përfshirë edhe z. Harold D. Dampier, Jr., shefin e zyrës të  NCSC.  Ky ishte takimi i parë në vazhdën e takimeve të rregullta që do të mbahen në të gjithë regjionet e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte të identifikohen çështjet lidhur me “Caktimin e lëndëve/orarit në mes të gjykatësve dhe avokatëve në lëndët penale”. Diskutimi u përqendrua në problemet rreth caktimit të lëndëve; mirëpo, çështje të tjera si janë sjellja në gjykatë dhe komunikimi ex parte po ashtu u përmendën. Një nga pjesëmarrësit tha se “Zgjidhja më e lehtë e problemeve në gjykatë është që avokatët të respektojnë Kodin e Etikës ndërsa gjykatësit ta respektojnë ligjin”.

 

Pjesëmarrësit në takimin e përbashkët në Gjilan

Si rezultat i takimit Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan u zotua të dërgojë Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës orarin mujor të gjykimeve, dhe po ashtu kërkoi nga avokatët që ta njoftojnë Kryetarin e Gjykatës kur shtyrja e gjykimit ndodh për shkak të vonesës të gjykatësit.
Një rezultat tjetër pozitiv i takimit ishte kur të gjitha palët u pajtuan që të sigurojnë që monitorët në gjykatë të jenë të përditësuar me orarin e gjykimeve.  
Programi për Juristët në Kosovë (PJK) implementohet në partneritet nga USAID-i dhe Qendra Kombëtare e Gjykatave Shtetërore (NCSC).