Programi pėr Juristėt nė Kosovė (PJK) ndihmon QZhK-UP-nė nė suksesin e Panairit tė punės tė Kosovės
Më 30 maj 2012, PJK-ja ndihmoi Qendrën për Zhvillimin e Karrierës (QZhK) të Universitetit të Prishtinës (UP) në organizimin e Panairit vjetor të punës/karrierës. Objektivi i Panairit të karrierës (Panairit) ishte ofrimi i mundësive për karrierë për studentë dhe profesionistë të rinj, duke i njoftuar ata me punëdhënësit e mundshëm. Panairi është mbajtur në sallën e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.
Fjalimet hyrëse në Panairin e karrierës janë mbajtur nga zëvendësrektori për hulumtime akademike dhe mësimdhënie, Dr. Bajram Berisha, drejtor i Departamentit për arsim të lartë, Ministria e Arsimit; prof. Naim Hasani nga Universiteti i Vupertalit, Dr. Gerhard Rott, dhe nga menaxherja e QZhK-së së UP-së, znj. Arlinda Beka.
Në Panair morën pjesë 25 kompani dhe 3000 studentë/të diplomuar. PJK-ja jo vetëm që ka ndihmuar në organizimin e kësaj ngjarjeje, por ka hapur edhe një pikë regjistrimi për studentët që kanë shfaqur interesimin për punë praktike në lëmin juridik. Me këtë rast në PJK janë regjistruar gjithsej 206 studentë. Nga të regjistruarit, 112 kanë qenë meshkuj dhe 94 femra. Në kuadër të institucioneve të tjera që kanë marrë pjesë në Panair kanë qenë edhe Qendra për Studime të Sigurisë, DAAD, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Qendra Franceze e Kulturës në Kosovë, Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut, kompania Trepça, FINCA, KEP-i, Asociacioni i Bankave të Kosovës, etj.
Lidhur me PJK-në, ja se çka thanë dy studentë: “Ju po na ofroni mundësitë më të mira – punën praktike dhe trajnimet”. Tjetri student deklaroi, “Edhe pse puna praktike nuk është obliguese për ne, shpresoj që përmes praktikës ta gjejë një vendpunim”.
Programi për Juristët në Kosovë (PJK) zbatohet në partneritet me USAID-in dhe me Qendrën Kombëtare për Gjykatat e Shtetit (National Center for State Courts - NCSC).