PJK dhe New Perimeter punojnė sė bashku nė pėrkrahje tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės
Peter Lindau, profesor Sheldon Krantz, Kathy J. Owen dhe z. Ibrahim Dobruna kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës (prej të majtës në të djathtë).
Trajnimet për metodologjinë e mësimdhënies janë mbajtur për trajnerët e synuar të OAK-ut në zyrat e NCSC-së, më 14, 15 qershor 2012.
Prishtinë, Kosovë – 12-22 qershor 2012
Më 12 qershor 2012 në Kosovë arriti profesor Sheldon Krantz, eksperti i parë i grupit prej tre ekspertëve të DLA Piper New Perimeter. Më vonë atij i janë bashkuar edhe Cathy J. Owen dhe Peter Lindau.
Objektivi i vizitës ka qenë marrja e informatave me qëllim:
- Të dhënies së rekomandimeve për përmirësimin e sistemit disiplinor dhe për futjen e mekanizmave disiplinorë në sistemin MCLE.
- Të hartimit të draftmaterialeve për trajnimet e avokatëve në fushën e etikës.
- Të organizimit të trajnimit për hartimin e kurrikulit dhe përdorimin e metodologjisë mësimdhënëse për trajnerët e synuar MCLE të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).
Pikat kulmore të vizitës kanë përfshirë mbajtjen e dy trajnimeve, takimet e shumta me avokatët kryesorë dhe me punonjësit e OAK-ut, si dhe pjesëmarrjen në trajnimin për fushën e etikës, të mbajtur nga trajnerët vendorë të OAK-ut.
Harold D. Dampier, Jr., Drejtor i NCSC-së, deklaroi: “Me të vërtetë ka qenë kënaqësi të punosh me ekspertët e DLA Piper. Përmes New Perimeter, DLA Piper do të ofrojë shërbime shumë të vlefshme për juristët në Kosovë”.
New Perimeter është organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga kompania ndërkombëtare juridike DLA Piper me qëllim të dhënies falas të ndihmës juridike, posaçërisht në vendet e dala nga lufta dhe që janë në zhvillim.
Programi për Juristët e Kosovës (PJK) zbatohet në partneritet me USAID-in dhe e National Center for State Courts (NCSC).