usaid logo usaid logo

Oda e Avokatėve tė Kosovės dhe Programi pėr Juristėt nė Kosovė organizojnė takim me avokatėt nga komunitetet jo – shumicė

Më 17 tetor 2012, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Programi për Juristët në Kosovë
(PJK - NCSC) organizuan një takim me avokatët nga komunitetet jo – shumicë. Qëllimi i takimit
ishte që avokatët të njoftohen me aktivitetet e OAK si dhe të diskutohet mbi nevojat e avokatëve
që vijnë nga komunitetet jo – shumicë duke identifikuar projekte konkrete për përmirësimin e
kushteve dhe pozitës së tyre. Takimi u kryesua nga Kryetari i OAK, z. Ibrahim Dobruna, Shefi i
Zyrës së NCSC, z. Harold D. Dampier Jr., si dhe Shpresa Rama, Kryesuese e Komitetit të OAK
për çështje gjinore dhe pakica.