usaid logo usaid logo

Komiteti per qėshtje gjinore dhe minoritete i Odės sė Avokatėve tė Kosovės dhe Programi pėr Juristėt nė Kosovė planifikojnė pėr vitin 2013

Më 14 nëntor  2012, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Programi për Juristët në Kosovë (PJK - NCSC) organizuan një takim me avokatet femra anëtare të OAK dhe studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Qëllimi i takimit ishte që avokatet dhe studentet femra të njoftohen me aktivitetet e Komitetit të OAK për çështje gjinore dhe të pakicave si dhe të identifikohen dhe diskutohen aktivitetet konkrete dhe plani i punës për vitin 2013. Takimi u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv i OAK, z. Yll Zekaj, Shefi i Zyrës së NCSC, z. Harold D. Dampier Jr., si dhe Shpresa Rama, Kryesuese e Komitetit të OAK për çështje gjinore dhe pakica.

Te gjithë pjesëmarrësit ishin te pajtimit që të ketë më shumë aktivitete në vitin 2013. Shefi I Yzrës së NCSC Harold D. Dampier tha: “Krijimi I mekanizmave per fuqizimin e femrës avokate është prioritet i NCSC-Programit për Juristët në Kosovë.