NCSC/PJK dhe Komitetit pėr ēėshtje gjinore dhe pakica i Odės sė Avokatėve tė Kosovės planifikojne strategjikisht planet pėr tė ardhmen
Nga e djathta: Amy Beckstead dhe Stephanie Zosak
Më 5 Mars 2013 NCSC/PJK dhe OAK organizuan punëtorinë për draftimin e planit strategjik të Komitetit për çështje gjinore dhe pakica të OAK-ës. Ekspertët e NCSC/KLP/DLA ndihmuan në planifikimin strategjik tre vjeçar të këtij komitetit. Si rezultat i punëtorisë draftimi i këtij plani strategjik definon deklaratën e misionit të komiteti, objektivat dhe aktivitetet gjatë viteve të ardhshme. U pajtuan që deklarata e misionit të komiteti do të jetë pjesëmarrja e sigurt, e plotë dhe e barabartë e grave në OAK, në profesion si dhe sistemin e drejtësisë. Ky ishte moment historik në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Komitetit për çështje gjinore dhe pakica të OAK-së.