usaid logo usaid logo

NCSC/PJK, Komiteti pėr ēėshtje gjinore dhe pakica i OAK-ės dhe Zyra pėr Studim Klinik e UP-ės kanė ndarė pėrvojėn praktike me studentėt e fakultetit Juridik pėr lėmin civile

Më 16 Maj 2013, NCSC/ PJK dhe Komitetit për çështje gjinore dhe pakica i OAK-ës organizuan trajnim me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me temën: Përfaqësimi i palëve në procedurë civile”. Trajnimi u organizua në Gjykatoren e Fakultetit Juridik në koordinim me Komitetin për çështje gjinore dhe pakica i OAK-ës, Qendrën e Karrierës së Fakultetit Juridik dhe Zyrës për Studim Klinik. Trajnimi u mbajtë dhe u moderua nga avokatja e OAK-ës Nexharie Hoti. Siç edhe është përmendur në planin e punës së Komitetit për çështje gjinore dhe pakica i OAK-ës qëllimi i trajnimit ishte të mbahet ky trajnim me studentët e Fakultetit Juridik në mënyrë që të ju ndihmojnë atyre të rrisin nivelin e të kuptuarit të njohurive praktike për rastet civile. Njëri nga pjesëmarrësit theksoi se ky trajnim kompleton trajnimin teorik që vetëm e kanë marrë nga Fakulteti Juridik.