OAK dhe NCSC/PJK diskutojnė pėr rregulloren disiplinore
Më 21 Maj 2013, OAK dhe NCSC/PJK organizuan punëtorinë e gjashtë të serisë së diskutimeve për draft rregulloren mbi procedurat disiplinore me anëtarët e OAK-ës të të gjitha regjioneve. Kjo punëtori u mbajtë në Prishtinë. Pjesëmarrësit diskutuan të rejat të cilat janë paraparë në draft rregulloren dhe rëndësinë e aprovimit të kësaj rregullore si parakusht për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së OAK-ës ndaj anëtarëve të saj dhe publikut në përgjithësi. Si rezultat i kësaj punëtorie u pajtua që komentet e dhëna në këtë punëtori do të ndahen me të gjithë anëtarët e OAK-ës e të gjitha regjione.