usaid logo usaid logo

NCSC/PJK, Komiteti pėr ēėshtje gjinore dhe pakica i OAK-ės mbėshtet rritjen e numrit tė femrave nė avokati

Më 14 Qershor 2013, si pjesë e planit të punës së vitit 2013 të Komitetit për çështje gjinore dhe pakica i OAK-ës, NCSC/PJK mban punëtori në Prizren me temën ‘’Përfshirja e femrave student në aktivitetet e OAK-ës’’. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohen pengesat të cilat, femrat e diplomuara të fakultetit juridik dhe praktikantët hasin për tu bërë pjesë e OAK-ës. Si rezultat i kësaj punëtorie u krijuan kontakte në mes te femrave dhe avokateve nga Prizreni. Në vazhdim u krijua një listë e problemeve, pengesave, nevojave dhe u krijua një listë me iniciatva të cilat do ti dorëzohen OAK-ës, në mënyrë që të rritet numri i femrave anëtare në avokati. Hapat e mëtejmë përfshin monitorimin nëse këto rekomandime janë përcjellë apo jo