OAK vlerėson progresin e Komitetit pėr Ēėshtje Gjinore dhe Pakica
Më 20 Qershor 2013, NCSC/PJK organizuan rishikimin e mes vitit të planit të punës së Komitetit për Çështje Gjinore dhe Pakica. Punëtoria u udhëheqë nga Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore dhe Pakica Znj. Shpresa Rama, Kryetari i OAK-ës dhe Drejtori Ekzekutiv. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të rishikohej shkalla e implementimi të matriksit të planit të punës. Për komponentët e planit të punës dhe shkallën e implementimit të tyre u raportua nga e udhëheqësëve të komponentave dhe një orar specifik për aktivitetet e mbetura. Në vazhdimësi NCSC u dorëzoi pjesëmarrësve iniciativat e takimit të përbashkët në Prizren. Si hapa të mëtejmë, u pajtuan që anëtarët e komitetit do të rishikojnë iniciativat e Prizrenit dhe do ti përcjallin te menaxhmenti i OAK-ës.