usaid logo usaid logo

Oda e Avokatėve tė Kosovės dhe Kolegji Iliria nėnshkruajnė Memorandum tė Mirėkuptimit

Më 29 korrik 2013, PJK ka lehtësuar nënshkrimin e MiM në mes të Odës e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Kolegjit Iliria. Qëllimi i nënshkrimit të MiM në mes të OAK dhe Kolegjit Iliria është që të rrit mundësitë profesionale për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria, duke ju ofruar atyre mundësi për kryerje të praktikës në OAK dhe zyret e avokatisë. Po ashtu, MiM do të mundësojë që ekspertët e OAK të angazhohen në mësimin klinik në Kolegjin Iliria si dhe do të shërbejë si bazë për aplikim të përbashkët të OAK dhe Kolegjit Iliria në projekte të interesit të dyanshëm.