usaid logo usaid logo

Pėr herė tė parė Oda e Avokatėve tė Kosovės balancon buxhetin pėr vitin 2014

Nga 20 deri më 22 shtator 2013, QKGjSh (NCSC) organizoi dhe moderoi punëtorinë vjetore të Bordit ekzekutiv të OAK. Punëtoria u mbajt në Hotelin "Sharri" në Prevallë. Të pranishëm në këtë punëtori ishin Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, të gjithë presidentët rajonalë të OAK-së dhe zyrtari për financa i OAK-së. Qëllimi i punëtorisë ishte që të rishikojë buxhetin e tanishëm të OAK-së për vitin 2013, dhe të diskutohen parashikimet për pjesën e mbetur të vitit 2013 dhe projektbuxhetit për vitin 2014. Punëtoria shënoi një zhvillim shumë të rëndësishëm për OAK-në në kuptim të maturisë financiare. Si rezultat i punëtorisë, Bordi i OAK-së miratoi një buxhet me bilanc zero për pjesën e mbetur të vitit 2013 dhe gjithashtu ka hartuar edhe një buxhet me bilanc zero për vitin 2014. Buxheti i vitit 2014 do të dorëzohet për shqyrtim dhe miratim nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OAK-së më 16 nëntor, 2013.