usaid logo usaid logo

NCSC dorėzon pėrgjegjėsinė e ToT ēertifikimit Odės sė Avokatėve tė Kosovės

Më 24 shtator, 2013, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të OAK-së me Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK) dhe aktorët tjerë të sektorit të drejtësisë u bë Çertifikimi i dytë i Trajnimit për Trajnerë (TpT) për trajnerët e Qendrës për trajnim të OAK-së. Ky ishte rezultat i një procesi që filloi me zhvillimin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim, hartimin dhe miratimin doracakut të OAK-së për trajnim, dhe publikimit të Konturave të Programit të Qendrës së Trajnimit të OAK-së për vitin 2013. Trajnimi u zhvillua nga drejtori i IGJK-së, z. Lavdim Krasniqi, Prokurori special, Z. Besim Kelmendi, dhe avokati Adem Vokshi. Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit tani do të jetë në gjendje të përdorin në tërësi doracakun e trajnimit të OAK-ës, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë dhe uniformitetit të MCLE trajnimeve të cilat i ofrohen anëtarësisë së OAK-së. Në fund të trajnimit, përgjegjësitë për të vazhduar këtë proces të çertifikimit u barten nga PJK tek OAK.