Komitetit pėr ēėshtje gjinore dhe pakica i OAK-ės dhe Zyra pėr Studime Klinike organizuan njė panel profesional/trajnimin me studentėt e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės
Më 30 tetor 2013, NCSC/ PJK, Komitetit për çështje gjinore dhe pakica i OAK-ës dhe Zyra për Studime Klinike organizuan një panel profesional/trajnimin me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me temën: Përfaqësimi i palëve në procedurë civile”. Trajnimi u organizua në Gjykatoren e Fakultetit Juridik në koordinim me Komitetin për çështje gjinore dhe pakica të OAK-ës, dhe Zyrës për Studime Klinike, të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Trajnimi u mbajtë dhe u moderua nga avokatja e OAK-ës Nexharie Hoti. Siç edhe është përmendur në planin e punës së Komitetit për çështje gjinore dhe pakica të OAK-ës qëllimi i trajnimit ishte të mbahet ky trajnim me studentët e Fakultetit Juridik në mënyrë që të ju ndihmojnë atyre të rrisin nivelin e të kuptuarit të njohurive praktike për rastet civile. Studentët ishin mjaft të interesuar dhe bënë pyetje të shumta. Njëra nga pjesëmarrëset theksoi se trajnime të tilla kompletojnë njohuritë teorik që vetëm e kanë marrë nga Fakulteti Juridik.