USAID-i ndihmon femrat e reja nė zhvillimin e karrierės sė tyre juridike
Më 5 nëntor 2013 USAID-i ka organizuar një forum për shtrirjen e rrjetit të femrave në përbërje të femrave avokate, gjyqtare, prokurore dhe studente të drejtësisë nga Fakultetet Juridike nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Pejës. Gjatë forumit femrat avokate, gjyqtare dhe prokurore shkëmbyen përvojat e tyre me femrat që studiojnë drejtësinë. Janë dhënë këshilla në lidhje me mënyrat për tejkalimin e pengesave për t’u bërë avokate. Studentet e drejtësisë shprehën falënderimin dhe vlerësimin e tyre për USAID-in që po ofrojnë një platformë për femrat e reja ku mund të mësojnë më shumë se si të bëhen avokate. Duke ndërtuar kështu mbi këtë sukses, takime të ngjashme do të planifikohen në të gjitha rajonet e Kosovës. Ky forum ishte organizuar bashkërisht nga Oda e Avokatëve të Kosovës (Komiteti për Çështje Gjinore dhe të Pakicave) dhe nga USAID-i në Kosovë, Programi për Profesionin Ligjor që zbatohet nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore (NCSC).