usaid logo usaid logo

Prokurori disiplinor i emėruar kohėve tė fundit nė Odėn e Avokatėve tė Kosovės do tė bėjė pėrgjegjės avokatėt e korruptuar pėr veprime tė kėqija.

Më 16 nëntor 2013 Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) mbajti takimin vjetor në Prishtinë, Kosovë. OAK-ja është organ rregullator për të gjithë avokatët e Kosovës. Avokatët pjesëmarrës në këtë takim kanë votuar për themelimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor. Përmes një procesi të drejt dhe transparent, prokurori i ri do të ketë autoritetin për të ngritur padi kundër avokatëve të cilët shkelin Kodin Disiplinor të OAK-së dhe Kodin e Etikës. Avokatët tani do të jenë më përgjegjës para publikut të gjerë. Delegatët gjithashtu kanë ri-zgjedhur z. Ibrahim Dobruna për një mandat të dytë si Kryetar të OAK-së.