Punėtoria me avokatet serbe.
Më 4 dhjetor 2013, NCSC organizoi një punëtori me avokatet e OAK-së nga komuniteti jo shumicë. Punëtoria u mbajt në Mitrovicë. Të pranishëm ishin Kryetari i OAK-së z. Ibrahim Dobruna, Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj, Kryesuesi i Degës Rajonale të OAK-së në Mitrovicë, z. Safet Voca dhe gjashtë avokatë serbë nga rajoni i Mitrovicës. Punëtoria ka qenë pjesë e strategjisë së përgjithshme të NCSC-së për integrimin e komuniteteve të nën-përfaqësuara. Qëllimi i punëtorisë ka qenë të informojë avokatët serbë mbi zhvillimet në OAK dhe për të planifikuar aktivitetet për vitin 2014. Avokatët serbë kanë shprehur falënderimin e tyre për vizitën dhe u zotuan të rrisin pjesëmarrjen në aktivitetet e OAK-së, në veçanti në pjesëmarrje në seminaret e MCLE-së. Si hap i radhës është arritur pajtimi që punëtoritë e tilla të organizohen çdo tre muaj.