usaid logo usaid logo

Punėtoria nė pėrpilimin e planit tė punės sė Komitetit Gjinor dhe tė Minoriteteve tė OAK-sė pėr vitin 2014.

Më 5 dhjetor 2013, NCSC dhe DLA pro bono ekipi gjinor organizuan dhe moderuan një punëtori për përpilimin e planit të punës së Komitetit Gjinor dhe të Minoriteteve të OAK-së për vitin 2014. Punëtoria u moderua nga ekspertët e DLA Piper pro bono Mary Gately dhe Kiran Gore dhe Shefi i Programit të NCSC-së, Harold D. Dampier, Jr. Të pranishëm ishin 21 femra avokate dhe 29 femra praktikante të OAK-së dhe femra studente të Fakulteteve Juridike. Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit në seanca plenare dhe në grupe të ndara rishikuan Planin Strategjik të Komitetit Gjinor dhe të Minoriteteve të OAK-së dhe shkallën e zbatimit të planit të punës për vitin 2013. Në bazë të detyrave të parapara në Planin Strategjik dhe pjesëmarrjes nga diskutimet në grup, është përpiluar plani i punës për vitin 2014. Plani i punës përfshinë përshkrimin e projektit, personin përgjegjës, afatet kohore dhe buxhetin. Si hap i radhës, në janar të vitit 2014, Komiteti Gjinor dhe i Minoriteteve të OAK-së do të takohet për të miratuar zyrtarisht planin e punës dhe për ta parashtruar atë tek Bordi Ekzekutiv i OAK-së për miratim.