Qendra pėr Zhvillim tė Karrieres dhe Zyra pėr Studime Klinike organizuan njė panel profesional/klinike ligjore me studentėt e tė Fakultetit Juridik tė Kolegjit Iliria
Më 13 janar 2014, NCSC/ PJK, Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Zyra për Studime Klinike organizuan një panel profesional/klinika ligjore civile me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria me temën: Shkrimi ligjor/të shkruarit si një avokat. Paneli u organizua në Zyrën për Studime Klinike në koordinim me Qendren e Karrierës të Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria. Paneli u moderua nga avokati Emrush Kastrati, i pari avokat i ftuar për klinikën juridike civile dhe në bashëpunim me profesorin e lëndës klinika juridike civil, avokatin Hamdi Podvorica. Qëllimi i këtij paneli, ashtu siq është paraparë edhe në syllabusin e klinikës juridike civile për nivelin master, ishte të ju ndihmohët studentëve të nivelit master të rrisin nivelin e të kuptuarit të njohurive për metodologjitë e shkrimit si një avokat, dhe të mesojnë nga rastet praktike si shkruhet një parashtrese, padi, ankese apo aktet tjera ligjore.