usaid logo usaid logo

NCSC dhe Zyra e Studimeve Ligjore organizojnė njė ligėratė/klinikė ligjore pėr tė drejtėn administrative pėr studentėt e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės

Më 14 Janar, 2014, NCSC ka organizuar një ligjëratë për "Aktet administrative mbi aspektet praktike" për Klinikën Ligjore për të Drejtën Administrative. Gjyqtarja e pensionuar Vjosa Nimani Zylfiu ishte folësja e parë e ftuar për këtë kurs klinik. Qëllimi i kësaj ligjërate, siç është paraparë me planin mësimor të Klinikës Ligjore për të Drejtën Administrative, ishte që studentët ndihmohen që të kuptojnë aspektet praktike të akteve administrative. Gjyqtarja Zylfiu u ka dhënë mësim duke u bazuar në përvojën e saj afatgjate si gjyqtare në fushën administrative në Gjykatat Supreme të Kosovës. Ajo i ka ndarë studentët në tri grupe dhe u ka shpërndarë atyre një ushtrim për të zgjidhur një çështje administrative. Studentët ishin shumë aktiv dhe kanë bashkëvepruar duke bërë pyetje dhe duke dhënë komente për temën. 32 studentë morën pjesë në këtë mësim, nga të cilët 16 ishin femra.