usaid logo usaid logo

NCSC, Qendra pėr Zhvillimin e Karrierės dhe Zyra pėr Studime Klinike e Kolegjit Iliria organizuan njė Seancė tė Panelit Profesional / Klinika e tė Drejtės Civile

Më 20 janar 2014, NCSC, Qendra për Zhvillimin e Karrierës dhe Zyra për Studime Klinike e Kolegjit Iliria organizuan një Seancë të Panelit Profesional / Klinika e të Drejtës Civile me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria me temën: Intervistimi dhe negocimi Avokat-Klient. Paneli u udhëhoq nga avokatja Nexharije Hoti, ligjëruesi i dytë mysafir për këtë klinikë juridike u organizua në bashkëpunim me profesorin e klinikës juridike Hamdi Podvorica. Synimi i panelit, siç edhe parashihet në plan program, ka qenë të ndihmohen studentët për rritjen e nivelit të njohurive dhe kuptimin e intervistimit dhe negocimit me klientin. Studentët kanë qenë shumë aktiv dhe kanë bashkëpunuar duke bërë pyetje, dhe duke dhënë komente në këtë temë.