NCSC organizoi njė vizitė nė Ministrinė e Administratės Publike pėr studentėt e UPFJ/Klinika Juridike
Më 21 janar 2014, NCSC organizoi një vizitë studimore në Ministrinë e Administratës Publike për studentët e UPFJ/Klinika Juridike Administrative. Qëllimi i vizitës siç parashihet në program ka qenë të ndihmojë studentët në rritjen e nivelit të njohurive dhe të kuptuarit e akteve administrative, ligjeve që rregullojnë këtë fushë dhe për të parë nga pikëpamja praktike se si funksionon një organ i administratës publike. Studentët u mirëpritën nga z. Naser Shamolli, Drejtor i Departamentit Ligjor. Z. Shamolli u shpjegoi studentëve se si funksionon Departamenti Ligjor, aktet administrative të organeve të ndryshme të administratës publike dhe ligjet të cilat i përpilon ky departament. Z. Shamolli gjithashtu u përgjigj në shumë pyetje që u ngritën nga studentët.