usaid logo usaid logo

NCSC, Qendra pėr Zhvillimin e Karrierės dhe Zyra pėr Studime Klinike/Klinika Juridike Civile e Kolegjit Iliria organizuan njė panel profesional

Më 10 shkurt 2014, NCSC, Qendra për Zhvillimin e Karrierës dhe Zyra për Studime Klinike e Kolegjit Iliria organizuan një seancë të panelit profesional/Klinika Juridike Civile me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria me temën: Sistemi i Noterisë në Kosovë. Qëllimi panelit profesional, siç parashihet në sillabus ka qenë të ndihmojë studentët në rritjen e nivelit të njohurive dhe të kuptuarit të sistemit të noterisë në Kosovë. Paneli u udhëhoq nga noterët Faik Qollaku dhe Astrit Bibaj, Oda e Noterëve të Kosovës, ku studentet u përfshin në nje sesion pyetje/përgjigje me panelistet.