usaid logo usaid logo

Asociacioni i Avokatėve tė Kosovės tani do tė provojė tė pėrfshijė njė komponentė tė etikės nė secilin trajnim.

Më 27 shkurt 2014 NCSC organizoi një trajnim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) për mënyrën e përfshirjes së etikës në kurrikulë. Trajnimi u mbajt nga eksperti i etikës nga PJK/DLA Peter Lindau. Një grup me pjesëmarrës të ndryshëm të trajnuesve të certifikuar të OAK-së kanë marrë pjesë në këtë ngjarje përfshirë pjesëtarët e komunitetit jo-shumicë. Z. Lindau ka diskutuar përdorimin e video klipeve, inserte, lojë në role dhe raste studimi si teknika të dobishme të trajnimit. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën e përfshirjes së etikës si komponent në çdo trajnim.