Oda e Avokatėve tė Kosovės organizoi takimin e rrjetėzimit tė juristeve pėr tė kontaktuar me rajonin
Më 3 mars 2014, NCSC monitoroi forumin e rrjetëzimit të grave, të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK). Forumi ishte i përbërë nga juristet dhe studentet femra të drejtësisë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit. Gjatë zhvillimit të forumit juristet femra ndanë dhe këmbyen përvojat e tyre me studentet (femra) e drejtësisë. U dhanë këshilla mbi mënyrat për të tejkaluar pengesat për tu bërë juriste femër. Studentet e drejtësisë shprehën mirënjohjen e tyre për OAK-në për ofrimin e një platforme për femrat e reja për të mësuar më shumë për t'u bërë juriste. Ky forum ishte organizuar nga OAK si çdo aktivitet tjetër për zbatimin e planit strategjik të Komitetit Gjinor dhe të Minoriteteve