NCSC/PJK organizon njė varg panelesh profesionale nė Kolegjin Iliria
Më 19 mars, 2014, NCSC/PJK, QZhK dhe OCS e Kolegjit Iliria organizoi një seri të panelëve profesionale për studentët e Kolegjit Iliria në projekte të reformës dhe të asistencës ligjore. Qëllimi i panelit ishte për të informuar studentët mbi mundësitë për juristët e rinj të interesuar për të punuar në projekte të asistencës dhe të reformës ligjore. Moderatore e panelit ishte NCSC Menaxherja e Programit - znj. Violaine Autheman. Pas një hyrjeje të shkurtër studentët u përfshinë në një seancë pyetje/përgjigjesh me znj. Autheman. 24 studentë morën pjesë në këtë panel, prej tyre ishin 13 femra.
Duke ndarë/këmbyer përvojën e saj si juriste që punon qoftë në kapacitetet drejtuese ashtu edhe në ato këshilluese, znj. Autheman inkurajoi studentët që të ndërtojnë aftësitë e tyre analitike dhe ato me shkrim, të angazhohen në hulumtime krahasuese, dhe të mbajnë një mendje të hapur për të gjitha fushat e ligjit. Këto aftësi janë bazë për të punuar në fushën e asistencës dhe reformës ligjore, duke filluar prej hartimit të legjislacionit deri në menaxhimin dhe monitorimin e kontratave të projekteve.