Agjencia pėr Ndihmė Juridike falas dhe Kolegji Iliria nėnshkruan Memorandumin e Mirėkuptimit.
Më 21 mars 2014 NCSC lehtësoi nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë së ndihmës juridike falas dhe Kolegjit Iliria. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Presidenti i Kolegjit Iliria, z. Mixhait Reçit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për ndihmë juridike falas, z. Ramadan Gashi. Qëllimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ishte rritja e mundësive profesionale për studentët e drejtësisë të Kolegjit Iliria duke ju ofruar kryerjen e praktikës në Agjencinë për ndihmë juridike falas. Ky është Memorandumi i dytë i mirëkuptimit i lehtësuar nga NCSC-ja të cilin e ka nënshkruar Kolegji Iliria këtë vit.