Eksperti i NCSC Prof. Kevin Ruser ka mbajtur njė fokus grup me praktikantėt e NCSC
Më 24 Mars, 2014, eksperti i NCSC Prof. Kevin Ruser ka mbajtur një fokus grup me praktikantët e NCSC (studentët e FJUP dhe Kolegjit Iliria). Qëllimi i fokus grupit ishte që të merren reagimet për suksesin e programit të praktikës. Profesori Ruser ka mësuar se studentët mendojnë që programi i praktikës i NCSC vlerësohet lartë nga studentët, dhe se praktikat e NCSC vlerësohen shumë për shkak të njohurive të shumta praktike që praktikantët i marrin gjatë praktikave të tyre, dhe gjithashtu për shkak të ndihmës që praktikat u japin studentëve kur ata të aplikojnë për punë në të ardhmen. Një praktikant tha, "Praktika ime ishte një ndihmë e madhe për mua në marrjen e punës në OJQ ku unë aktualisht punoj. Nuk ka dyshime në mendjen time se të paturit e praktikës në NCSC në CV-në time më dha një avantazh kundrejt aplikantëve tjerë."