Eksperti i NCSC Prof. Kevin Ruser ka mbajtur konsultime me profesorėt Mirlinda Batalli dhe Haxhi Gashi
Më 25 Mars, 2014, eksperti i NCSC Prof. Kevin Ruser ka mbajtur konsultime me profesorët Mirlinda Batalli dhe Haxhi Gashi. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar orët mësimore dhe planin mësimor të Klinikës së të Drejtës Administrative dhe Klinikës së të Drejtës Civile. Takimet janë mbajtur në Zyrën e Studimeve Klinike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Profesorët Mirlinda Batalli dhe Haxhi Gashi thanë se ata besojnë se klinikat e nivelit Master janë duke i dhënë nxënësve përvojë të vlefshme praktike si në të mësuarit e së drejtës materiale ashtu edhe në aplikimin e këtij ligj në situata konkrete faktike. Studentëve gjithashtu u pëlqen shumë të dëgjojnë ligjërata nga ligjëruesit mysafirë, si gjyqtarët dhe avokatët, të cilët u sjellin një perspektivë praktike orëve mësimore.