Eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur punėtori me profesorėt e Kolegjit Iliria
Më 26 Mars, 2014, eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur një punëtori me profesorët e së drejtës penale të Kolegjit Iliria. Qëllimi i punëtorisë ishte të diskutohen metodat e mësimit klinik dhe për t'i ndihmuar profesorët e së drejtës penale për të hartuar një program mësimor për klinikën ligjore të së drejtës penale të nivelit Master që do të fillojë në Kolegjin Iliria gjatë kësaj vjeshte. Prof. Ruser ka ndarë me profesorët përvojën e tij dhe modelin e një plani mësimor të një klinike ligjore të së drejtës penale. Përvoja e tij dhe modeli u mirëpritën nga profesorët, dhe profesorët thanë se do të marrin parasysh këtë model gjatë hartimit të planit mësimor të tyre të klinikës ligjore të së drejtës penale. Një profesor tha se takimi ishte i dobishëm në aspektin e asaj se cilat tema duhen mbuluar në secilën orë mësimore të klinikës penale. Profesorët ranë dakord për të marrë kornizën e planit mësimor të zhvilluar gjatë punëtorisë dhe për të krijuar një plan mësimor të detajuar nga njëra orë mësimore në tjetrën për ta përdorur në klinikën penale gjatë vjeshtës.