usaid logo usaid logo

Eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur punėtori pėr atė se si tė publikohen punime hulumtuese nė internet

Më 26 Mars, 2014, eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur një punëtori në Zyrën e Studimeve Klinike të Kolegjit Iliria rreth teknikave të avancuara hulumtuese - se si të publikohen punime hulumtimi në internet. Pjesëmarrësit u trajnuan se si të publikojnë punime hulumtimi në Rrjetin për Hulumtime në Shkencat Sociale (SSRN), si të hapin një llogari, qoftë si individ apo si institucion, dhe si të kërkojnë dhe të gjejnë artikuj të publikuar në SSRN, WorldLII, si dhe në platforma tjera në internet. Një profesor nga Kolegji Iliria i ka njoftuar kolegët e saj se, bazuar në udhëzimet dhe ndihmën e dhënë nga prof. Ruser, ajo kishte publikuar tashmë dy nga punimet e saj në SSRN, dhe se punimet e saj janë duke u shkarkuar nga të tjerët nga e mbarë bota të cilët kanë qasje në këtë bazë online të të dhënave për hulumtime në shkencat sociale, e cila është pa pagesë.