Eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur konsultime me Profesor Visar Morina
Më 26 Mars, 2014, eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur konsultime me Profesor Visar Morina. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar orët mësimore dhe planin mësimor të Klinikës për të Drejtën Kushtetuese. Takimi është mbajtur në zyrën e NCSC. Profesori tha se ai beson se klinikat e nivelit Master janë duke i dhënë studentëve përvojë të vlefshme praktike si në të mësuarit e së drejtës materiale ashtu edhe në aplikimin e kësaj të drejte në situatat konkrete faktike. Studentëve gjithashtu u pëlqen shumë të dëgjojnë ligjërata nga ligjërues të ftuar, si gjyqtarët dhe avokatët, të cilët sjellin një perspektivë praktike në orët mësimore, si dhe punojnë në dosjet e vërteta të rasteve që përfshijnë çështje të së drejtës kushtetuese.