Eksperti i NCSC/PJK Prof. Kevin Ruser ka mbajtur njė panel professional tė titulluar: Pėrfitimet nga Klinikat Ligjore
Më 26 Mars, 2014, NCSC/PJK dhe Zyra e Studimeve Klinike e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria kanë organizuar një panel profesional mbi: "Përfitimet nga Klinikat Ligjore". Paneli është mbajtur në Zyrën e Studimeve Klinike të Kolegjit Iliria. Qëllimi i panelit ishte ofrimi i ndihmës për studentët e fakultetit juridik në mënyrë që të ndihmohen ata në rritjen e nivelit të tyre të të kuptuarit për klinikat ligjore dhe për përfitimet dhe rëndësinë e klinikave ligjore në zhvillimin e tyre si profesionistë ligjorë. Gjithashtu Prof. Ruser ka monitoruar klinikën ligjore të së drejtës civile në nivelin bachelor. Profesoresha e kësaj klinike tha se klinikat ligjore në nivelin bachelor janë të organizuara më mirë tani si rezultat i ndihmës së NCSC-së, dhe se ajo kishte fituar shumë përvojë si rezultat i hartimit të planit mësimor për klinikën ligjore të së drejtës civile të nivelit master dhe me përdorimin e mësimeve të nxjerra nga përvoja e saj prej orëve mësimore të së drejtës civile në nivelin master.