usaid logo usaid logo

Eksperti i NCSC/PJK, Prof. Kevin Ruser mbajti njė takim me Dekanin Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės (FJUP) Bajram Ukaj, Zėvendės Rektorin Qerim Qerimi dhe Profesoreshėn Remzije Istrefi.

Më 27 mars 2014, eksperti i NCSC/PJK, Prof. Kevin Ruser mbajti një takim me Dekanin Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (FJUP) Bajram Ukaj, Zëvendës Rektorin Qerim Qerimi dhe Profesoreshën Remzije Istrefi. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i përparimit rreth klinikave ligjore, Zyrës së Studimeve Klinike, Institutit të Hulumtimeve Ligjore dhe zhvillimit të hulumtimit ligjor dhe udhëzuesit të stilit të shkrimit bazuar në Kosovë. Dekani Ukaj ri-konfirmoi se klinika ligjore në ligjin civil do të mësohet këtë semestër në nivelin master dhe se në Zyrën për Studime Klinike përkohësisht do të punësohet koordinatori deri në miratim përfundimtar që pritet të bëhet brenda dy javëve të ardhshme. Ai gjithashtu tha se do të fillojë të zhvillojë strukturën e Institutit të Hulumtimit Ligjor.