usaid logo usaid logo

Eksperti i NCSC/PJK, Prof. Kevin Ruser mbajti konsultim me Profesor Rexhep Murati nga Fakulteti Juridik i Universitetit tė Prishtinės (FJUP)

Me 27 Mars, 2014 eksperti i NCSC/PJK, Prof. Kevin Ruser mbajti konsultim me Profesor Rexhep Murati nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës (FJUP). Qëllimi i takimit ishte përcjellja e metodologjive të të mësuarit në klinikën e së Drejtës Penale dhe programi mësimor. Takimi është mbajtur në FJUP. Profesor Murati falenderoi prof. Ruser për ndihmën e tij në zhvillimin e nivelit të Masterit në klinika në Universitetin e Prishtinës dhe tha se beson që klinikat e nivelit të Masterit ofrojnë studentëve përvojë praktike të çmuar si nën  të mësuarit e ligjit material ashtu edhe në zbatimin e atij ligji në situate konkrete faktuale. Profesor Murati tha se shpreson që FJUP do të vazhdojë të zhvillojë dhe përmirësojë klinikat e veta ligjore. Pas takimit prof. Ruser monitoroi klasën e klinikës së të Drejtës Penale.